Stuhia godet Shqipërinë, Balla: Policia e Shtetit në krye të detyrës

18:38 | 3 Nëntor 2023
K.B

Stuhia “Ciaran” që ka goditur Italinë, Francën dhe gjithë Evropën do të vijë dhe në Shqipëri. Duke filluar që nga mesdita e së premtes, Shqipëria do të përballet me reshje të shumta shiu.

Lidhur me këtë ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla tha se Policia e Shtetit është në krye të detyrës.

“Ndërsa stuhia me reshje shumë të dendura shiu dhe erëra tepër të forta do të vazhdojë ndikimin e saj në të gjithë territorin e vendit deri nesër pas mesdite, POLICIA E SHTETIT dhe strukturat e tjera shtetërore janë në krye të detyrës”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme