Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Zallqë të Istogut.
Lexues të portalit Arbresh.info, kanë dërguar disa fotografi ku shihet se kamioni e ka goditur veturën, dhe ka dalë jashtë rruge.
Arbresh.info, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në mjekësinë familjare në Istog.
“Rreth orës 15:00, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Zallq të komunë së Istogut, në mes të dy automjeteve, një kamion dhe një veturë, katër persona janë të lënduar, të lënduarit janë dërguar në qendrën familjare në Istog kanë lëndime, njëri prej tyre është më rëndë, por jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Gashi.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...