Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të fundjavës në dy prej kampionateve kombëtare.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshjet e programuara në fundjavë të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30.
Të enjten FSHF-ja njoftoi se ndeshjet e Kategorisë Superiore do të zhvillohen sipas kalendarit të paracaktuar, por me 30 minuta më herët, pra në orën 13:30. Tirana dhe e gjithë Shqipëria janë goditur nga stuhia Ciara, e njëjta që preku edhe Toskanën në Itali, duke shkaktuar përmbytje të shumta/ss
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...