Sam Bankman Fried, personi që dikur drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të këmbimit të kriptovalutave, është shpallur fajtor për mashtrim financiar dhe pastrim parash, në fund të një procesi njëmujor të mbajtur në Nju Jork.
Juria amerikane e dha vendimin e saj pas më pak se 5 orë diskutimesh. Ai shënon rënien e 31-vjeçarit, dikur miliarder dhe një nga personat më të njohur në industrinë e kriptovalutave.
Bankman Fried u arrestua vitin e kaluar pasi kompania e tij, FTX, falimentoi. Tani ai përballet me dy dekada burg. Dënimi në dëm të tij do të jepet 28 marsin e vitit të ardhshëm.
FTX kishte dikur një vlerë prej 32 miliardë dollarësh, por kur falimentoi nëntorin e vitit të kaluar, 8 miliardë fonde të klientëve u zhdukën.
“Sam Bankman Fried përgatiti një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë amerikane. Ai hartoi një skemë multimiliardere që do ta bënte mbretin e kriptovalutave”, deklaroi prokurori amerikan Damian Williams.
Bankman Fried qëndroi përballë jurisë me duart e shtrënguara teksa u lexua verdikti, ndërkohë që prindërit e tij qëndronin me duart në kokë.
Juria e shpalli atë fajtor për mashtrim të investitorëve dhe huadhënësve dhe për vjedhjen e miliarda dollarëve, veprime që çuan në falimentimin e FTX./euronews/al
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...