Kurti-opozitës: Vuçiqi e do “Zajednicën” e 2013-s dhe 2015-s, ai po ju lyp juve

15:02 | 3 Nëntor 2023
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka marrë përsëri fjalën në Kuvendin e Kosovës duke i thënë opozitës së Aleksnader Vuciqi nuk po do të pranojë draft-statut të Asociacionit të propozuar nga emisarët por atë të “Zajednicës” të 2013-ës dhe se 2015-ës.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiçi nuk e po e do draftin e Asociacionit nga emisarët, por po e do atë “Zajednicën” e 2013 dhe të 2015. Asgjë tjetër nuk po pranon. Ai po ju lyp juve, po ju do fort juve. Nuk po e do draft-statutin e Asociacionit nga BE, po ju do ju fort, po sjeni ju mo, jeni në opozitë”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se po mundohet të bëjë minimumin e pranimit të realitetit, për ndryshimin e maksimumit të tij duke thënë se “Zajednica” është trashëgimi e opozitës.

Të ngjashme