Google ADS

Kurti, opozitës: Zajedincë s’ka me pasë – draftin a doni me ua kallxu me koordinim a pa koordinim

14:06 | 3 Nëntor 2023
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë raportimit në kuvend për takimin e fundit në Bruksel, ka thënë se drafti i emisarëve është për shkak të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

Por, sipas Kurtit, drafti është prakrahasimisht më i mirë në raport me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“E përkundër kësaj që është pakrahasueshëm më i mirë, më 24 tetor ia kam dërguar kritikën time dhe vërejtjet e mija emisarit Lajcak, dy ditë para takimit në Bruksel. Pra, unë e kam pranuar draftin fizikisht dhe fizikisht e elektronikisht ia kam dërguar vërejtjet dhe kritikën për draft”, tha Kurti.

Më tej, Kurti i tha opozitës se prej që është bërë kryeministër për herë të dytë, së paku për çdo të dytin muaj, deputetët opozitarë i kanë thënë “e bëri Zajednicën”.

“Sot jam në muajin e 32-të prej se jam kryeministër. Ku është “Zajdenica”. Për çdo të dytin muaj thoni ‘u bë Zajdenica’. Me iu tregu dikush në pranverën e vitit 2021 që në vjeshtën e vitit 2023 nuk ka ‘Zajedincë’ kurrë s’do të besonit dhe po iu them që s’ka me pasë”.

“Dhe krejt në fund, unë e kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin. Por, emisarët evropianë dhe ata amerikan më thanë që mos me e tregu draftin, tash a me koordinim a pa koordinim, qysh po doni se jam në hall me ju”, tha Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme