Google ADS

“Mbështesim reformën, askush mbi ligjin”-  Jim’o Brien takohet me Dumanin në SHBA

10:18 | 3 Nëntor 2023
KRG

Kreu i SPAK, Altin Dumani, është takuar gjatë vizitës disa ditore në SHBA dhe me Ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim’o Brien dhe ish-ambasadoren Yuri Kim.

Ka qenë Jim’o Brien, ai i cili ka shpërndarë një foto gjatë takimit në rrjetin social “X” dhe ku shpreh mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme.

Ndihmës sekretari amerikan shkruan se është mbreslënëse të shohësh rezultatet e SPAK duke treguar se askush nuk është mbi ligjin.

Gjithashtu ai shton se SHBA do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.

“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në…”, shkruan Jim’o Brien.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme