Google ADS

Ndërpritet në Egjipt shërbimi falas për internet nga Facebook

09:21 | 31 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Javën e kaluar, India ndërpreu shërbimin për internet nga gjiganti Facebook, dhe një gjë të tillë tani e ka bërë edhe Egjipti.

‘Associated Press’ ka raportuar që programi që rrjeti social ka lansuar me Etisalatin e Egjiptit dy muaj më parë është mbyllur sot, transmeton arbresh.info. Në një deklaratë gjiganti ka thënë që shpreson se ky problem të zgjidhet së shpejti në mënyrë që njerëzit që nuk kanë qenë më parë të lidhur me internet të kenë qasje.

Autoritetet në Egjipt nuk kanë njoftuar ende arsyen e kësaj ndërprerje, por pavarësisht që shërbimi ofron qasje në internet falas, kjo ka ngjallur një numër të madh kritikash./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme