Google ADS

Gjendet gruaja nga Drenasi që u raportua e zhdukur

22:56 | 2 Nëntor 2023
E.H

Një grua e cila është raportuar e zhdukur që nga 27 tetori 2023 është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kosovës njofton, se lidhur me rastin hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, shkruan Arbresh.info.

Lexo edhe:

Zhduket një grua në Drenas, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Po ashtu, policia ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.

“Në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur personi që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas. Aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme