Hovenier mirëpret vendimin për furnizim me barna të spitaleve në komunat me shumicë serbe

19:09 | 2 Nëntor 2023
E.H

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për furnizim me barna të spitaleve dhe qendrave mjekësore nëpër komunat me shumicë serbe.

Me anë të një postimi në platformën X, Hovenier ka përgëzuar përkushtimin e ministrit Vitia për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, përcjell Arbresh.info

“I bashkohem kolegut tim nga BE, për të mirëpritur miratimin e shpejtë të vendimit nga ministri Vitia për donacionet me barna dhe furnizimet mjekësore. E përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

Paraprakisht gjatë ditës, Szunyog e ka përshëndetur vendimin e Vitisë, derisa atë e ka rishpërndarë edhe ambasadori amerikan./Arbresh.info

Të ngjashme