Jude Bellingham është njeriu i momentit tek Real Madridi por edhe në të gjithë botën e futbollit.
Anglezi po kalon nëpër një formë të shkëlqyer pas transferimit në Madrid nga Dortmundi, ai ka shënuar 13 gola në 13 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu ishte njeriu kryesor në fitoren e Real Madrid në “El Classico”, ndaj Barcelonës, me dy golat e tij.
Ai gjatë kësaj jave fitoi edhe trofeun Kopa që cilësohet si lojtari më i mirë i ri në botë, pas këtij suksesi ai u rrëfye në një intervistë për L’Equipe.
Fenomeni 20-vjeçar, foli rreth lidhjes së tij me prindërit dhe transferimin në Real Madrid.
Bellingham tregoi se lidhja me prindërit e tij i jep ekuilibër në jetën e tij.
“Lidhja me babanë dhe nënën time më jep ekuilibër në jetën time. Ata nuk janë menaxherë profesionistë, por i trajtuan shkëlqyeshëm të gjitha situatat që lidhen me karrierën time”, tha Jude.
Më tutje tregoi se nuk përfshinë ndonjë agjentë lidhur me kontratat e tij, pasi me ato punë merret prindërit e tij.
“Ata negociuan gjithçka për kontratat e mia. Unë kurrë nuk kam përfshirë agjentë sepse duan vetëm para”, shtoi Bellingham.
Për fund tregoi se si e morri lajmin për transferimin tek klubi mbretëror.
“Për shembull, para se të shkoja në Real, babai më përmendi se klubi më donte, ndërsa ne po flisnim rastësisht për një film”, ka thënë Bellingham”, përfundoi anglezi 20 vjeçar.
Kujtojmë se Bellingham është transferuar këtë verë në Real Madrid nga Dortmundi./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...