Një vërshim gurësh mbi autobusin e Lyonit dy orë para ndeshjes ndaj Marseille në ‘Vellodrome’ solli plagosjen e trajnerit Fabio Grosso dhe ndihmësit të tij, teksa më pas Ligue 1 vendosi edhe anulimin e takimit.
Shkak ishte pikërisht plagosja e Grossos dhe ndihmësit të tij, por edhe tronditja psikologjike e skuadrës së Lyonit, teksa katër ditë pas incidentit, Ligue 1 vendosi edhe datën kur do të luhet takimi.
Kështu u vendos që sfida të luhet pikërisht më 6 dhjetor, teksa ende nuk është përcaktuar stadiumi ku do të luhet dhe me shumë gjasë do të jetë një impiant larg ‘Vellodrome’, shtëpisë së skuadrës marsejeze.
Incidentet e të dielës ishin padyshim nga më të rëndat e shkaktuara nga tifozeria në Francë, e cila në dy sezonet e fundit është shndërruar shpesh në protagoniste, duke sjellë ndërprerjen e disa ndeshjeve./ss
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...