Sulmet izraelite në Xhabalia mund të përbëjnë krime lufte. Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut thotë se sulmet ndaj kampit të refugjatëve janë joproporcionale.
Hamas ka deklaruar se 195 persona janë vrarë nga dy sulme izraelite, ndërsa shteti hebre pretendon se ka vrarë komandantin e dytë të Hamas.
Një rreze e vogël shprese u ndez pas hapjes së kanalit të Rafahut. Ambulancat transportuan të plagosurit drejt spitaleve egjiptiane.
Familje të tëra nxituan të kalonin drejt kalimit të fortifikuar të Egjiptit, që lejoi të paktën 335 persona me pasaporta të huaja dhe 76 të tjerë me lëndime serioze të kalonin.
Por shumica e atyre që mundën të kalonin thanë se situata në Gaza mbetet e dëshpëruar. Kështu tha edhe vetë shefi i Agjencisë se OKB-së për shpërndarjen e ndihmave.
“U trondita nga fakti se të gjithë kërkonin ushqim dhe ujë. Pamë shumë fëmijë që kishin nevojë të hanin dhe të konsumonin ujë të pijshëm. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në Gaza, si përpara ashtu edhe pas konfliktit”, deklaroi Philippe Lazzarini, komisioner i përgjithshëm i UNRËA-së.
Forcat izraellite po avancojnë drejt Gazës, e cila po bombardohet vazhdimisht për sulmin më të rëndë ndaj Izraelit, më 7 tetor. Militantët e Hamasit kaluan kufirin duke vrarë 1 mijë e 400 persona dhe duke marrë mbi 200 të tjerë peng. Kryeministri Netanyahu ka paralajmëruar për një luftë të gjatë e të vështirë./euronews.al/
ShKKSh-ja e policia e gjejnë istogasin e shpallur të humbur
Kryeministri Kurti takoi artistë dhe profesionistë të rinj t...
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës ...
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucion...
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Koso...
Osmani takon ministren e Australisë, diskutojnë për thellimi...