Real Madridi blindon Rodrygon, i vendos klauzolë marramendëse

14:30 | 2 Nëntor 2023
KRG

Real Madrid ka arritur të rinovojë kontratën me yllin brazilian Rodrygo Goes.

Sulmuesi brazilian ka qenë pjesë e “Los Blancos” për katër vite ndërsa tanimë ka rinovuar edhe për katër vite të tjera, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e Real Madridit me anë të një njoftimit.

“Real Madrid CF dhe Rodrygo kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme