Luis Suarez e ka marrë vendimin për të ardhmen dhe tashmë po përgatitet për t’u ribashkuar me miqtë që ka pasur te Barcelona.
Mediet spanjolle raportojnë se Suarez do të transferohet tek Inter Miami, pasi kontrata e tij me Gremion të skadojë më 31 dhjetor.
36-vjeçari është gati që ta mbyllë karrierën në MLS, te skuadra ku luajnë Messi, Busquets dhe Jordi Alba.
I pyetur për këtë çështje, trajneri i i Inter Miamit, Gerardo Martino, tha se në njërin nga planet e tyre është edhe afrimi i Suarez.
“Zyrtarisht askush nuk na ka thënë asgjë. Në analizën tonë për sezonin e ardhshëm dhe nevojat që mund të kemi, kemi një projekt me Luis dhe një pa të. Pra, kur të vijë koha dhe kur të përcaktohet e ardhmja e Suarez, ne do të jemi gati për të marrë vendimin e duhur”-deklaroi Martino./ss
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...