Bayern Munich dhe kombëtarja holandeze janë në ankth për Matthijs de Ligt.
Mediet gjermane raportojnë se testet të cilave iu nënshtrua mbrojtësi në orët e fundit kanë zbuluar se De Ligt ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë.
Mbrojtësi u dëmtua mbrëmjen e së mërkurës dhe la fushën në minutën e 25’ në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Saarbrucken, skuadër që luan në kategorinë e tretë, por që eliminoi Bayern-in me rezultatin 2-1.
Nga ky dëmtim Matthijs de Ligt pritet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 4-6 javë./ss
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...