Draft-statuti i Asociacionit, Rama: Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të ofruar mbështetje  

13:23 | 2 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar vizitë në Prishtinë për të ofruar mbështetjen e tij lidhur me zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama tha se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatëshëm është draft i BE-së, shkruan Arbresh.info

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.”, u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore.

“Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë.”, tha kryeministri Rama./Arbresh.info/

 

Të ngjashme