Krasniqi: Afrimi dhe Fahriu dy dëshmorët më të dalluar të kombit tonë

12:44 | 2 Nëntor 2023
K.B

Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Për të nderuar veprën e tyre, homazhe pranë varreve të tyre ka bër edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi.

Krasniqi i cilësoi dy dëshmorët, di më të dalluarit e kombit tonë, duke thënë se ata u bën paralajmërues të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Jemi sot këtu si çdo vit tjetër në 2 nëntor për të nderuar sakrificën e Afrimit dhe Fahriut, dy prej heronjve më të dalluar të kombit tonë. Dy njerëz të cilët në vitin tashmë të largët 1989 u bën pishtar e paralajmërues të asaj që pritej të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi “, u shpreh Krasniqi.

Tutje, gjatë fjalimit të tij Krasniqi tha se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rritet vlera e kontributit të tyre.

Kreu i PDK-së shtoi se duhet t’i edukojmë brezat e rijnë për të ditur edhe më mirë rrugën në të cilën ka kaluar populli i Kosovës.

“Sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë rritet vlera e kontributit të tyre të jashtëzakonshëm, kontributit çlirimtar e intelektual organizativ e patriotik të cilin çdo ditë e mëshumë kemi nevojë jo vetëm ta vlerësojmë por t’i edukojmë brezat e rijnë për të ditur edhe më mirë rrugën e vështirë në të cilën ka kaluar populli ynë, e mbi të cilën është ndërtuar historia jonë por edhe shteti që ë gëzojmë sot”, shtoi Krasniqi.

Krejt në fund, ai u shpreh se do të kujtohet përgjithmonë vepra e tyre e jashtëzakonshme

“Lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë tanë, lavdi Afrimit dhe Fahriut përgjithmonë do t’i kujtojmë me respektin më të madh për veprën e tyre të jashtëzakonshëm”, përfundoi ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti: Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”

Të ngjashme