Arteta: Ndihem përgjegjës për eliminimin

10:08 | 2 Nëntor 2023
KRG

Arsenal mbrëmë u eliminua nga West Ham United me rezultat 3-1 në Carabao Cup.

Pas kësaj humbje, Mikel Arteta ka folur në konference për media, ku tha se ndihet i zhgënjyer nga vetja pas humbjes nga West Ham-i, shkruan Arbresh.info.

“Jam shumë i zhgënjyer nga vetja, ndihem përgjegjës për eliminimin”, tha Arteta duke folur pas fishkëllimës së fundit. Trajneri spanjoll theksoi se skuadra e tij “dëshironte të luante futboll të ndryshëm dhe të konkurronte” ka thënë Arteta. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme