Voziti në gjendje të dehur, 58 vjeçari gjobitet me 200 euro, 2 pikë negative për 6 muaj dhe heqje të patentë shoferit

09:42 | 2 Nëntor 2023
L G

Një 58 vjeçar është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative për 6 muaj dhe heqje të patentë shoferit, për shkak se i njëjti është kapur duke vozitur në gjendje të dehur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Ferizaj, raporton Arbresh.info.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 01:07 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt ka ndaluar shoferët B.M (M/K) i moshës 58 vjeçar, i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, bënë të ditur policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që mos tê drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

Sipas kësaj drejtorie, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre.

Kjo drejtori po ashtu fton pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, duke u premtuar se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Arbresh.info.

Të ngjashme