E dashura Bleros më një dedikim tjetër: Doja të më shihje edhe ti mua se si shpirti im qan jashtë për ty

08:43 | 2 Nëntor 2023
K.B

Këngëtari i njohur Blerim Muharremi- Blero tashmë është pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova.

Dikush nga jashtë, e që për Bleron është shumë e rëndësishme, duket se po i mungon shumë.

Blero ka treguar se është në një lidhje dashurie me një vajzë që jeton në Gjermani, ani pse identitetin e saj nuk e ka treguar.

Partnerja e tij ka reaguar disa herë me postime në rrjete sociale, ndonëse nuk i është zbuluar identiteti akoma.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory duke thënë se i mungon dhe se po e ndjek 24/7.

“Më mungon shumë beb. Jam duke të të shikuar 24/7. Do të dëshiroja të më shihje edhe ti mua se si shpirti im qan jashtë për ty. “Të dua dashuri”, ka shkruar ajo.

Edhe Blero disa herë gjatë qëndrimit në shtëpi është shprehur se e ka marrë malli për të.

Madje ai iu ka referuar asaj me fjalën nuse.

Në shtëpinë e BBVK, kanë ardhur tre dronë për banorët e shtëpisë.

Por asnjëri nuk ishte për artistin

Ndërsa ai kërkoi nga e dashura e tij që t’ia sjellë një.

“Oj ti nusja jem, a po ma dërgon edhe mu një dron”, ishte shprehur Blero.

Blero pati edhe një lutje ndaj të dashurës së tij.

Ai iu drejtua kamerës për t’i folur asaj tha iu lut t’i dilte në ëndrra.

“Jam duke vdekur, më dil në ëndërr të lutem”, ka thënë këngëtari, duke shtuar se e do shumë./Arbresh.info/

Të ngjashme