Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot merr pjesë në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ky takim do të mbahet në ora 09:30, shkruan Arbresh.info në “Swiss Diamond Hotel”, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, dje kanë hapur sot zyrtarisht punimet e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Ky samit dyditësh shënon një ngjarje të rëndësishme vjetore që bashkon palët kryesore të interesit nga i gjithë rajoni, për të ndarë më së miri praktikat dhe strategjitë për adresimin dhe luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Në fjalët e tij të hapjes, Kryeministri Kurti ka theksuar se shtetet përfitojnë nga diversiteti etnik, dhe se sot jemi këtu me përkushtimin për të mos lejuar që diskriminimi të rrezikojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Duke veçuar secilën arritje që ka kontribuar në luftimin e pabarazisë dhe diskriminimit, kryeministri tha se ne jemi këtu sot dhe do të flasim nesër e çdo ditë për rrugën tonë të përbashkët.
Ndërkaq Presidentja Osmani ka deklaruar se ndihet e nderuar të jetë në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor të cilin e konsideroi një platformë të duhur për ta ngritur zërin tonë kundër diskriminimit të çfarëdo lloji, por në të njëjtën kohë edhe për ta riforcuar përkushtimin tonë institucional kundër diskriminimit racor në veçanti./Arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...