Rama: Moli i tretë, pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës

08:19 | 2 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet nga ndërtimi i molit të tretë pranë Urës së Bunës.

Sipas tij, ky ndërtim është pjesë e një projekti të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, shkruan Arbresh.info.

“MIRËMËNGJES dhe me këto momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme