Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë pjesëmarrës hapjen e ekspozitës së Bujar Lucës, “Të prekësh të padukshmen” në ambientet e Kryeministrisë në Qendrën për Hapje dhe Dialog.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka zbuluar se me piktorin kanë qenë miq të vjetër që nga koha e Akademisë së Arteve.
Ndër të tjera, ai ka thënë se që në atë kohë, Luca ishte shumë i lidhur pas Francës dhe kjo vihet re dhe te punimet e tij.
Madje, Rama ka kujtuar dhe një moment kur kryredaktori i një reviste të njohur të artit, i kushtoi një reportazh krijimeve të kryeministrit dhe Lucës shumë vite më parë.
“Më vjen shumë mirë që sot këtu jemi së bashku për këtë ekspozitë retrospektive të Bujarit. Është një ide e cila në të vërtetë lindi kur ishim së bashku në Paris dhe Bujari e priti me kënaqësi ftesën që konsideronte mundësinë e një ekspozite të tillë. Por unë nuk e kisha menduar që do të sillte këtu punë nga e gjithë trajektorja e tij dhe faktikisht në sallën e vogël gjenden punët e bëra shumë vite më parë kur Bujari krijonte në shtëpinë e tij të vjetër tironse me puse, aty ku dhe patëm mundësinë të takoheshim përpara rënies së diktaturës. Gjatë një vizite të parë që një delegacion i huaj bëri në Akademinë e Arteve, pjesë e të cilit ishte dhe botuesi dhe kryeredaktori i revistës së njohur të artit, i cili i kushtoi një reportazh të tërë krijimeve tona të asaj kohe dhe u bë pika e parë e kontaktit me botën e artit përtej mureve që ne zhvillonim aktivitetin tonë. Pastaj Bujari zgjodhi të ikte. Mua më kujtohej që përpara se të hapeshin rrugët për t’u larguar, Bujari ishte shumë i lidhur pas Francës, pas impresionistëve, postimpresionistëve dhe kjo vihet re dhe te punët që janë në sallë nga ajo kohë”, tha Rama./abcnews.al
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, dua...