Google ADS

Bayern Munich mposhtet nga Saarbrucken, eliminohet nga Kupa e Gjermanisë

22:49 | 1 Nëntor 2023
D.H

Skuadra e Bayern Munich sonte ka pësuar humbjen më të rëndë viteve të fundit.

‘Bavarezët’ u mposhtën nga Saarbrucken, ekipe kjo që bën pjesë në ligën e tretë të Gjermanisë me rezultat 2-1, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Bayern e nisi më mirë ndeshjen duke shënuar me Mullerin në minutën e 16-të.

Por vendasit gjetën barazimin në fund të pjesës së parë, përmes lojtarit Sontheimer.

Teksa përmbysjen për Saarbrucken e kompletoi Guas në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së dytë.

Me këtë humbje skuadra e Tuchelit eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, në roundin e 1-16./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme