Institui i Mjekësisë ligjore, ka njoftuar që operacionet fushore që i kanë kryer sot në bashkëpunim me EULEX-in në veri të Mitrovicës, nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit në Kosovë.
Në njofitmin e Institutit, thuhet se operacionet janë kryer në dy lokacione të ndryshme, raporton Arbresh.info.
“Me urdhëresë nga Prokurori i Shtetit, ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, së bashku me kolegët nga EULEX-i, kanë marrë pjesë në operacionet fushore që nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit”, thuhet në komunikatën e IML-së.
“Aktivitet fushore të realizuara në Veriun e Mitrovicës janë kryer në dy lokacione të ndryshme, mirëpo që kanë të bëjnë me të njëjtin rast”, thuhet tutje.
“Për hir të ndjeshmërisë së çështjes së të pagjeturve, edhe njëherë e potencojmë faktin se aktiviteti i sotëm fushor, nuk ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit 98-99”, shton në fund IML-ja. /Arbresh.info
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...