Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e jorezidente e Kolumbisë në Kosovë, Ligia Margarita Quessep Bitar, të cilën e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, përcjell Arbresh.info.
Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e shkëmbimit të studentëve, por edhe në atë të tregtisë dhe ekonomisë.
Presidentja Osmani poashtu njoftoi nga afër ambasadoren lidhur me sfidat aktuale me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe për aktin e agresionit të kryer nga ana e Serbisë me datën 24 shtator.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?