Slogani unitet në diversitet është gjithsesi i qëlluar sepse thotë që diversiteti është gjendja, ndërkaq uniteti është synimi. Kështu theksoi kryeministri Kurti gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. Tutje Kurti tha se ”ky synim, pra uniteti, nuk është një i tillë që mohon ose e shpërfillë diversitetin, por përkundrazi e forcon dhe lartëson atë”.
“Është kënaqësi t’ju mirëpresim në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës me qëllimin e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit racor. Shtetet tona përfitojnë nga diversiteti etnik. Andaj, ne, jemi sot këtu me përkushtimin për të mos lejuar që diskriminimi të rrezikojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, tha ai.
Ai tha se pabarazia dhe diskriminimi shfaqen në forma të ndryshme. “Gjatë muajit të rinisë në gusht në panairin e organizuar nga MKRS, prezantuam punimet kreative nga një ndërmarrëse e re egjiptase. Ajo më tha se nuk ka pasur mbështetje që ta mbarojë shkollën fillore dhe se askush nuk reagoi kur ajo e braktisi shkollën. Kjo është pabarazi, është e papranueshme , është e padurueshme”, ka theksuar Kurti.
Ai më pas përmendi edhe një rast tjetër kur ishte në vizitë në Fushë Kosovë, ku aktivistë ashkali i treguan se si e kanë përjetuar refuzimin e shërbimeve nga transporti urban. “Edhe ky është një diskriminim i patolerueshëm në shoqërinë tonë”, shtoi Kurti.
Për të luftuar këto dhe format tjera të pabarazisë e diskriminimit, ne jemi sot këtu dhe do të flasim nesër e çdo ditë. Për të mbështetur shkollimin kemi investuar 200 mijë euro dhe po ofrojmë 500 bursa për nxënës të këtyre komuniteteve. “Pra, duhet të flasim sot, nesër e çdo ditë, por edhe të veprojmë e të dëshmojmë me mbështetje praktike, materiale e financiare”, nënvizoi ai./rtk
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...