Google ADS

Romario trondit me deklaratën për Ancelottin

17:16 | 1 Nëntor 2023
D.H

Ish legjenda braziliane Romario, që dikur djersite edhe fanellën e Barcelonës, ka “tmerruar”, opinionin publik me disa fjalë jo të këndshme për Carlo Ancelottin.

Ancelotti përfundon kontratën e tij me Real Madridin, në qershor të vitit 2024, teksa përfolet se do të marrë drejtimin e Brazilit, pas largimi nga Los Blancos, shkruan Arbresh.info.

“Në dreq me Ancelottin”, tha shkurtimisht Romario.

Ai mendon se trajner më i duhur për Brazilin është Fernando Diniz.

“Dua, Dinizin deri në fund”, tha ai.

Kujtojmë se Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit, ai ka fituar katër tituj të Uefa Champions League, dy here me Milanin dhe po aq herë me Real Madridin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme