Google ADS

Osmani: Kosova, shtet i ngritur mbi diversitetin e përkatësive etnike

17:15 | 1 Nëntor 2023
E.K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor tha se ky samit është një platformë e duhur për ta ngritur zërin kundër diskriminimit të çfarëdo lloji, por edhe për ta ri-forcuar përkushtimin institucional kundër diskriminimit racor në veçanti.

“Njohja e dinjitetit të lindur njerëzor, të të drejtave dhe lirive të barabarta e të patjetërsueshme sublimohet më së miri në deklaratën universale për të drejtat e njeriut qysh nga viti 1948. Ndaj në këtë linjë duhet të ecim vazhdimisht sepse ky është drejtimi i cili garanton barazi, gjithë përfshirjeje edhe respekt të ndërsjellë”, tha presidentja Osmani.

Ajo tha se shoqëria kosovare është diverse, ndaj sipas presidentes, ne themelet kushtetuese të shoqërisë qëndron edhe shpirti shumë etnik i Kosovës.

Tutje presidentja shtoi se shteti i Kosovës është ngritur mbi diversitetin e përkatësive të ndryshme të cilat i japin forcë./rtk

Të ngjashme