Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.
Në takimin e radhës me znj. Soderberg, ku u folë për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimit të partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Drejtorja e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm./Arbresh.info
Konjufca priti në takim ambasadoren e re të Holandës, diskut...
Manipulimet e Vuçiqit ndaj Forcave të Armatosura të Kosovës,...
Pensionohet Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjenera...
Adrola Dushi vishet me të zeza
Konjufca priti në takim rrjetin e shoqatave ROSCAP, pranoi n...
Kurti thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen: Borrelli e La...