Google ADS

Krasniqi: Krenaria e shtetit tonë detyrohen të protestojnë kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet

13:28 | 1 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas dy njësive elitare të Policisë së Kosovës, Njësiti Special Intervenues, dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, para Qeverisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se këto pamje nuk është dashur t’i shohim kurrë, shkruan Arbresh.info.

Ai tha që  këto dy njësite janë krenarie e shtetit, e ata po injorohen dhe nënçmohen nga Qeveria.

Krasniqi ka shkruar se pamjet nga protesta e sotme tregojnë të vërtetën e turpshme të kësaj “Qeverie të paaftë”.

“E vërteta e kësaj Qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.
Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mospërfshirjes në shtesa të tjera të parapara me ligj.

“Kërkesat janë si në vijim:
1. Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.
2. Rrezikshmeria të caktohet në 50% te pages baze dhe shtesa për kushte specifike të punës.”, thuhet në deklaratën e tyre para mediave./Arbresh.info/

Të ngjashme