Çitaku: Heronjtë me të cilët krenohemi, detyrohen të protestojnë për realizimin e kërkesave më bazike

13:00 | 1 Nëntor 2023
E.G

Nënkryetraja e Partisë Demoratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku tha se heronjtë tanë me të cilët krenohemi detyrohen të protrestojnë për realizimin e kërkesave më bazike, shkruan Arbresh.info.

“Pamje që dhemb deri në palcë. Heronjët me të cilët krenohemi, detyrohen të protestojnë për realizimin e kërkesave më bazike.”, u shpreh ajo./Arbresh.info./

Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mospërfshirjes në shtesa të tjera të parapara me ligj.

“Kërkesat janë si në vijim:
1. Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.

2. Rrezikshmeria të caktohet në 50% te pages baze dhe shtesa për kushte specifike të punës.”, thuhet në deklaratën e tyre para mediave./Arbresh.info/

 

Të ngjashme