Pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Ai e quajti këtë si trishtim, dhe se djemtë më të zot ndjehen të poshtëruar nga Qeveria, që sipas tij nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.
“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, shkruan kreu i LDK-së në Facebook, përcjell Arbresh.info
Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me katëgorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mospërfshirjes në shtesa të tjera të parapara me ligj.
Në deklaratën e tyre para mediave thuhet se këto pakënaqsi nuk datojnë që dje, por ka më shumë se 10 vite që kanë marrë premtime që nuk janë realizuar, shkruan Arbresh.info.
Tutje thuhet se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh edhe pas miratimit të Ligjit të Pagave, përkundrazi, ata thonë se ka pasur edhe ulje.
LEXO EDHE:
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...