Gjatë ditës së sotme kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, do të kenë sfidat në grupet e FIBA Europe Cup.
Verdhezinjtë pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jetë mysafire e PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.
Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.
Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00.
Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque./Lajmi.net/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima