Bushati: Serbia s’ka hequr dorë nga veprimet minuese ndaj shtetit të Kosovës

07:38 | 1 Nëntor 2023
E.G

Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës e deri me 24 shtatorë të këtij viti, të sulmit terroristë në Banjskë të Zveçanit, ka qenë një pikë kulmore në situatën e tensionuar, jo thjeshtë të marrëdhënies së Serbisë dhe të Kosovës, por edhe në kontekstin e sigurisë në Kosovë dhe në impaktin që ka për të gjitha vendet e rajonit.

Kjo, sipas tij, edhe duke e analizuar sfidat me të cilat përballet mjedisi i sigurisë në Evropë, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe pas pushtimit të sajë nga ana e Vladimir Putinit.

“Është një fazë më e avancuar, ky sulm ky agresion në Kosovë siç jemi mësuar të shohim në të shkuarën apo siç kemi parë në rastin e Malit të Zi, ku ka pasur gjithmonë tentativa për të kundërshtuar apo sabotuar pushtetin e Gjukanoviqit, në forma nga më të ndryshmet, por nga ana tjetër ky episod i fundit shpresoj, i agresionit në veri të Kosovës, nuk duhet të na surprizojë, pasi që e dimë që Serbia nuk ka hequr dorë nga veprimet minuse për shtetin e Kosovës”, tha Bushati në “RTKPrime”.

Sipas tij, ky ishte një përshkallëzim i përpjekjeve të intensifikuara periudhën e fundit, që nisën me bojkotimin e institucioneve të Kosovës, nga ana e komunitetit serbë që jetojnë në veri, veprime të cilat në një mënyrë apo tjetër inspirohen nga Beogradi zyrtarë. Edhe tërheqja e tyre nga institucionet, veprimet e dhunshme ndaj policisë, ndaj KFOR-it, ndaj EULEXIT, ndaj institucioneve të Kosovës, kulmuan me ngjarjen e 24 shtatorit.

“Mendoj që këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me paaftësimin e Bashkimit Evropian, për të ndërmjetësuar tejkalimin e një konflikti mesë Serbisë dhe Kosovës, që e ka gjenezën tek procesi ende i papërfunduar i shpërbërjes së ish – Jogusllavisë, por jemi në kushtet kur siguria ka përparësi ndaj normalizimit të gjitha aspekteve, që e pasojnë procesin e normalizimit”, tha Bushati.

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se është një qasje e gabuar nga ana e Bashkimit Evropian për të emëruar një përfaqësues të posaçme për të përfaqësuar dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne nuk jemi Lindje e Mesëm, ne nuk jemi Amerikë Latine, ne nuk jemi Afrikë, nuk jemi Azi ne jemi një territor evropian ne jemi kopshti para Bashkimit Evropian dhe në rast se ka një çështje prioritare në kuptimin e projektimit të Bashkimit Evropian, si një fuqi e madhe në atë lojën e madhe të shahit gjeopolitik, mesë fuqive tjera, SHBA, Kinë, Indi, Rusi, Brazil e kështu me radhë është përfundimi i proceseve të shtetësisë dhe evropianizimi i këtij rajoni, që është gjeografikisht në Evropë”, tha ish-kryediplomati i Shqipërisë.

Sipas tij, nuk ka punë më të rëndësishme për shërbimin e jashtë të Bashkimin Evropian se sa konsolidimi dhe evropianizimi i këtij territori i këtij rajoni, që quhet Ballkani Perëndimor, prandaj mesazhi politik është i gabuar, në emrin e përfaqësuesi special për këtë çështje.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e Asociacionit në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, sikundër edhe për marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës, Bushati tha se pikënisje për Asociacionin duhet të nisë me njohjen e autoritetit të shtetit të Kosovës, nga komuniteti serb.

“Për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, logjika ime thotë se pikënisja duhet të vijë nga njohja e autoritetit të shtetit të Kosovës dhe këtu kemi precedanin e Kroacisë, pra duhet të njihet autoriteti i shtetit nga njerëzit e komunitetit, në rastin në fjalë, serb, që do të përbëjë këtë asociacion dhe mënyra se si kjo gjë do të përkthehet në tërësinë e angazhimeve”, sqaroi, mes tjerash, Bushati.

Ai shkoi më tej, duke sqaruar edhe më në hollësi të elaborimit të çështjes së Asociacionit, tha se për t’iu shmangur gabimeve, duhet marrë mësim nga pësimet e të tjerëve.

“Gjëja më e rëndësishme është pika më përcaktuese për të ardhmen e funksionimit, jo thjeshtë të Asociacionit, por në radhë të parë të shtetit të Kosovës. Pse them pikërisht Kroacinë, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë në rajonin tonë, si kundër edhe komunitetit ndërkombëtar, duhet të nxjerrë mësime nga gabimet që janë bërë në këtë drejtim”, deklaroi Bushati.

Të ngjashme