Stadiumi thërret në kor emrin e Messit, si reagoi Cristiano Ronaldo

20:54 | 31 Tetor 2023
D.H

Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë duke gdhendur gjithnjë edhe më shumë emrin e tij në historinë e futbollit botëror.

Si gjithnjë, në çdo arritje të Messit ai që ngacmohet më shumë është Cristiano Ronaldo, rivali i përjetshëm i argjentinasit. Edhe në ndeshjen e fundit të Al Nassr në Kupë përballë e El Etiffaq, tifozeria kundërshtare nisi të thërriste në kor emrin e Messit.

Ronaldo nuk hezitoi të reagonte dhe i bëri me shenjë tifozëve të heshtnin. Sa i përket ndeshjes, Al Nassr i Ronaldos u kualifikua në kohën shtesë falë golit të Sadio Mane./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme