Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 2.2 kg mish të bluar, i cili është vlerësuar si e dyshimtë dhe jo i sigurt per përdorim, në kuzhinën e Njësisë Speciale të Policisë në Vrellë.
Zëdhënësi i AUV, Lamit Thaçi, tha se në këtë kuzhinë është organizuar inspektim dhe më pas është konstatuar:
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka organizuar inspektim ne Kampin e Njësisë Speciale në Vrellë. Sipas raportit të vlerësimit inspektues është konstatuar se ekzistojnë kushtet Teknike dhe Higjenike Sanitare për të ushtruar veprimtarinë e gastronomisë. Dyshemeja është nga materiali epoksit lehtë i pashterueshëm. Pajisjet janë nga materiali Inoks, Ventilimi dhe ndriçimi janë funksional. Nyjat hidrosanitare janë ne rregull, ka furnizim të rrjedhshëm me ujë”, tha Thaqi për Express.
Aty janë hasur rrjeta kundër insekteve vetëm në dritaret e kuzhinës, por jo edhe në hapësirën ku shërbëhen konsumatorët.
“Në dritaret e kuzhinës kishte rrjeta kundër insekteve, ndërsa ne hapësirën ku shërbehen konsumatorët nuk kishte rrjeta neper dritare qe hapen. Masat profilaktike për DDD dhe Librezat Sanitare të punëtoreve janë me afat valid. Produktet ushqimore janë brenda afatit te skadencës dhe ruhen ne kushte adekuate”, u shpreh më tej Thaçi.
Por, aty u hasën 2.2 kg mish të dyshimtë, sasi kjo që është asgjësuar.
“Mish i bluar në sasi prej 2.2 kg i cili nga vetit organoleptike ( ngjyr ) është vlerësuar si e dyshimtë dhe jo i sigurt per përdorim, prandaj është asgjësuar”, tha Thaçi për Express.
AUV ka urdhëruar që aty: “Të ngritët niveli higjeniko Sanitar, të vendoset rrjeta ne dritare që hapen në pjesën ku shërbehen konsumatorët dhe të monitorohen afatet e produkteve ushqimore dhe temperaturat në frigorifer”.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...