Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
Sipas saj thuhet se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, njoftoi Ahmeti./Arbresh.info
Ia ka vu qëllimin vetes, Burim ‘sulltani’ do dasmë brenda Bi...
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Rasti “AlbkingsR...
E njohin si Lela, por ja si është emri i vërtetë i saj!
Sulmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë
Shtetet tjera solidarizohen me Turqinë, shprehin ngushëllime...
Konjufca takon përfaqësuesit e Eurochambers, flasin për mëny...