Raportohet për dhjetëra të vrarë të martën nga një shpërthim i madh në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se kampi i refugjatëve Jabalia u godit nga së paku gjashtë sulme ajrore, si pasojë e të cilave u shkatërrua një numër i blloqeve banesore në një zonë banimi.
Ajo raportoi për një numër të madh viktimash, por nuk dha hollësi.
Ushtria e Izraelit ende nuk e ka komentuar shpërthimin në kampin e refugjatëve në veri të Gazës.
I vendosur në Qytetin e Gazës, Jabalia është kampi më i madh i refugjatëve i Gazës nga tetë sosh.
Mbi 160.000 refugjatë ishin regjistruar në të nga Kombet e Bashkuara deri në korrik 2023.
Refugjatët filluan të zhvendosin në këtë kamp pas luftës së vitit 1948. Është një zonë e vogël por e populluar dendësisht dhe përbëhet kryesisht nga ndërtesat e banimit.
Jabalia i ka 26 shkolla në 16 ndërtesa, një qendër për shpërndarjen e ushqimit, dy qendra të mjekësisë familjare, një bibliotekë dhe shtatë bunarë për ujë.
Bashkë me kampin Shati, Jabalia ndodhet në zonën të cilën Izraeli e ka deklaruar si zonë evakuimi pasi nisi bombardimet e Rripit të Gazës, pas sulmeve të militantëve të Hamasit më 7 tetor në qytetet e Izraelit jugor, ku i vranë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë./rel
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...