Eden Hazard ishte i pranishëm mbrëmë në ceremoninë për Topin e Artë.
Lionel Messi arriti të fitojë Topin e Artë, të tetin në histori, shkruan Arbresh.info.
Shumëkush u habit me pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni, ai pas ndarjes së çmimeve foli për media.
Ai tregoi arsyejet e ardhjes së tij në këtë gala mbrëmje.
“Sepse fëmijët e mi kërkuan të vinin dhe u thashë: Mirë, atëherë do të shkojmë në Paris së bashku të kalojmë një natë dhe të argëtohemi”, ka thënë fillimisht Hazard.
Ish futbollisti i Real Madridi, foli edhe për jetën e tij pas pensionimit.
“Unë mund të bëj çfarë të dua dhe të kënaqem me familjen time, fëmijët e mi. A shikoj ende futboll? Natyrisht. Fëmijët e mi luajnë futboll dhe unë e shikoj me ta. Tani për tani nuk më mungon të luaj futboll. Ndoshta pas disa muajve, nuk e di”.
🎙️ Eden Hazard thoughts on retirement
— TheSecretScout (@TheSecretScout_) October 30, 2023
Ylli belg tregoi edhe për vendimin e tij për pensionim të hershëm nga futbolli.
“Kjo ishte koha e duhur, trupi im nuk mund të mbante më. Kam pasur disa lëndime në fund dhe kjo është arsyeja pse mora vendimin. Dhe gjithashtu jam i lumtur që i mora ato”, përfundoi belgu.
Kujtojmë se Hazard është pensionuar nga futbolli në moshën 32-vjeçare.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...