Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se me buxhetin e miratuar për vitin 2024 do të ketë edhe rritje të koeficientit.
“Me buxheti 3.340 milionë euro, në vitin tjetër do të ketë rritje të koeficientit. Paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi 700 euro. Prioritet do të ketë fusha e sigurisë dhe mbrojtjes. Ka rritje të ushtarëve dhe policëve, sa i përket fushës së arsimit, 20 përqind rritje”, u shpreh Murati.
Sipas Muratit, do të ketë projekte të reja dhe do të fillojë zgjatja e rrugëve deri në kufi.
“Ka projekte të reja dhe ato që pritet të fillojnë, zgjatja e rrugës deri në kufi. Digjitalizimi, projekti me banken botërore. Buxhet parashihet edhe për fondin sovran. Kapitali themeltar është parapa në buxhet. 742 milionë janë për komunat si buxhet”, tha Murati./Arbresh.info
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...