Shisnin lëndë narkotike në lagje të ndryshme, arrestohen dy persona në Lezhë

13:34 | 31 Tetor 2023
E.K

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e kryenin këtë veprimtari kriminale në lagje të ndryshme, në Lezhë dhe në Shëngjin.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Elvin Peraj, 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 2 grirëse të kësaj lënde;

• Euklid Dollanga, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin ku ishte pasagjer, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, për shtetasin , 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse në automjetin ku udhëtonte së bashku me të arrestuarin, në Shëngjin, iu gjet një tabelë si ato të Policisë Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme