Ka vazhduar e mbyllur seanca ndaj tri infermiereve të dyshuara për keqtrajtimin e së moshuarës në strehimoren “Orenda”.
Vajza e së moshuarës Zheneta Nura ka qenë prezente në seancë bashkë me avokatin e saj mirëpo të njëjtit janë larguar nga seanca.
Sipas avokatit të saj, kjo ka ndodhur ngaqë gjykata i ka shpallur jolëndor nga aspekti i përfaqësimit.
“Gjykata në aspektin e përfaqësimit na ka shpallur jolëndor si palë në procedure për shkak se organi i kujdestarisë nuk ka kërkuar Zhaneta përfaqësimin ligjor nga organi i kujdestarisë që do ta bënte atë me legjitimitet për ta përfaqësuar nënën e saj edhe pse në parim ajo është vajza e së dëmtuarës në këtë procedurë penale, e njëjta është e propozuar edhe në aktakuzë si e tillë.“, u shpreh avokati.
“Gjykata i mënjanoi sot të gjitha këto rrethana po ashtu e përjashtoi edhe publikun dhe mori vendim pa arsyetim fare për të cilin arsyetim tashmë nuk kemi mundësi të kundërshtojmë për shkak se nuk lejohet ankimim i veçantë përveq se me aktgjykim më vonë. “, shtoi ai.
Lidhur me këtë ka folur edhe vajza e së moshuarës e cila tha se nuk dëshiron askush t’I përjetoj ato që kanë përjetuar sepse siç tha ajo, pasojat janë shumë të mdhaja.
“Askush nuk kisha dashtë me i përjetu ato që i kam përjetu ato që i kemi përjetu ne sepse pasojat janë shumë të mëdhaja. Nuk e di çka është duke ndodhur me këtë Kosovë, besoj dhe shpresoj në drejtësi, do të vazhdoj deri në fund”
“Më shumë u ndjeva unë fajtore se sa ato që e kanë bërë veprimin, kur është video e gjallë dhe nuk kërkohet shkak”, tha ajo.
Tutje, ajo tha se nëna e saj është në përkujdesin e saj tashmë e një vit.
“Nëna ime është në përkujdesin tim, në shtëpinë time që një vjet dhe unë përkujdesem për të.”, tha Nura.
Ajo shtoi se është ndjerë keq./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...