Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë, ka deklaruar UNICEF.
Duke informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, drejtoresha ekzekutive e organizatës, Catherine Russell tha se gjatë 22 ditëve të konfliktit janë vrarë 3,400 fëmijë.
“Pas pak më shumë se tre javësh, shifra shkatërruese po shtohet shpejt, me shkelje të rënda të shfrenuara që po kryhen ndaj fëmijëve,” tha ajo.
“Kjo do të thotë se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë – një numër që duhet të trondisë secilin prej nesh deri në palcë”, shtoi ajo.
Russell nënvizoi se dhuna që po prek fëmijët shtrihet përtej Rripit të Gazës.
Në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, të paktën 37 fëmijë raportohet se janë vrarë, tha ajo.
Ndërsa në Izrael, më shumë se 30 fëmijë thuhet se janë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë marrë peng sipas UNICEF.
Kujtojmë se që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael, më shumë se 8,300 persona janë vrarë në Gaza në pak më shumë se tre javë, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi, e cila pretendon se 66% e tyre janë gra dhe fëmijë./euronews
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...