Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nderuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi.
Karateisti nga Kosova i cili përfaqësoi Shqipërinë, i solli asaj medaljen parë të lorjërave olimpike pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
“Një tjetër kampion, një tjetër shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë. Në rastin e Alvinit, një kampion që ka një veçanti të madhe sepse ndërkohë që ai mund të ngjitet në majë të kompeticionit të vështirë dhe sfidues ndërkombëtar në sportin e tij, është edhe një shërbëtor i përditshëm, i palodhur i shëndetit të njerëzve në Zvicër, ku standardet janë më të larta në botë dhe profesionet si i mjekut janë më të mirët në botë. Në këtë të dytën nuk ka medalje, por nëse do kishte nuk do ishte çudi që Alvini do të merrte medalje edhe në atë fushë.
Ai është një shembull për këdo që në rrugën e pasionit të vetë është i gatshëm të sakrifikojë e të angazhohet pavarësisht vështirësive, ai ushqehet, jeton me idenë e ngjitjes në majë e të qenurit kampion. Te Alvini më ka bërë shumë përshtypje dashuria e tij pasionante për atdheun dhe të jetuarin e tij me flamurin kuq e zi si me një pjesë të vetes, si me lëkurën e tij të dytë.
Kjo nuk është retorik, por është një fakt i prekshëm për këdo që diskuton me Aklvinin dhe që e dëgjon të flasë për lidhjen e tij me vendin. Alvini përveçse është djali që çdo prind do donte të kishte, është pa dyshim edhe dhëndri që çdo vjehërr do donte ta kishte. Ne i bëjmë këto ceremoni për t’u shprehur mirënjohjen kampionëve, por edhe për të treguar një shembull për të gjithë të rinjtë.
Unë jam shumë i privilegjua dhe me fat që sot për shkak të detyrës jam këtu në këtë podium për t’i shprehur Alvinit, mirënjohjen, respektin dhe gatishmërinë për të ndihmuar, jo vetëm Alvinin po të gjithë sportitëst tanë. Sot mund të themi me plot gojën se Shqipëria e vogël, që nuk është në vendet e pasura u ofron këtyre sportistëve, të sporteve që zhvillohen në një nivel sponsorizimi shumë më modeste se futbolli, u ofron më shumë përkrahje. Kjo gjë ilustrohet me numrin e të rinjve kampionë që ne kemi ”,-tha Rama./euronews
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...