Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se fushata “Race for the Cure Prishtina 2023” ka ndikuar në rritjen për 1000% të numrit të mamografive të realizuara në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Rama tha se ky rezultat është arritur falë punës së madhe e të palodhshme të drejtorisë së shëndetësisë nën udhëheqjen e Dr. Izet Sadiku, zonjës Violeta Pirana, Kristales e shumë e shumë përkrahësve tjerë, shkruan Arbresh.info.
“Pas tre muajve intensiv pune, fushata #raceforthecureprishtina2023 ndikoi që të rritet numri për 1000% i mamografive të realizuara në Qendrat tona të Mjekësisë Familjare. Kjo është arritur falë punës së madhe e të palodhshme të drejtorisë së shëndetësisë nën udhëheqjen e Dr. Izet Sadiku, zonjës Violeta Pirana, Kristales e shumë e shumë përkrahësve tjerë, të cilët nuk u kursyen për të na ndihmuar për ndërgjegjësimin e qytetarëve për sëmundjen e kancerit të gjirit.”, ka shkruar Rama.
Tutje ai shprehu falënderim ndaj të angazhuarve duke thënë se falë punës së tyre po realizohen më shumë mamografi se më parë.
“Të nderuara nëna, vajza, gra e motra, mos harroni, JU DO T’IA DILNI!”, përfundoi Rama./Arbresh.info/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...