Google ADS

Sulmuan të arrestuarin zyrtarët policorë në stacionin policorë, arrestohet polici dhe tre qytetarë si dhe suspendohen dy epror të policisë në Dragash

09:42 | 31 Tetor 2023
L G

Një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre qytetarë janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë sulmuar një person të dyshuar dhe disa zyrtarë të tjerë policorë brenda stacionit policorë në Dragash.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës(IPK), zyrtari policorë bashkë me tre qytetarë kishin sulmuar një person të dyshuar i cili ishte arrestuar dhe gjendej në stacionin policorë.

Përveç të dyshuarit, polici bashkë me tre qytetarët kishin sulmuar edhe zyrtarët policorë brenda stacionit policorë në Dragash.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se  në ambiente të Stacionit Policor Dragash, derisa policia e kishte sjellë një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona.  Së bashku me qytetarët që kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor”, njofton IPK, raporton Arbresh.info.

Për menaxhim jo të mirë të këtij rasti, IPK bënë të ditur se janë suspenduar janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit.

“Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është  njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil). Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme