Ka humbur jetën edhe një person nga sulmi me armë që ndodhi të dielën në Vushtrri.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policsë, shkruan Arbresh.info.
“Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), ku sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja shëndetësore e tij ishte e rëndë.
LEXO EDHE:
Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona.
LEXO EDHE:
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për vrasjen e 27 vjeçarit në Vushtrri
Kujtojmë që të dielën një person humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë në në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri.
Policia ditën e sulmit arrestoi dy persona dhe konfiskoi një armë AK-47./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...