Vjedhje e rëndë në Graqanicë

09:02 | 31 Tetor 2023
E.G

Një burrë ka raportuar për një vjedhje në shtëpinë e tij në Graqanicë.

Sipas Policisë, të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur një llaptop,  para të gatshme dhe stoli ari me vlerë te konsiderueshme, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”

“Graqanicë 30.10.2023-23:05.Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur një llap top,  para të gatshme dhe stoli ari me vlerë te konsiderueshme. Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme